Prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët/ Zbardhet dëshmia e radikalistit: Nuk doja që ata të infektoheshin nga e keqja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët/ Zbardhet dëshmia e radikalistit: Nuk doja që ata të infektoheshin nga e keqja

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e 50 vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuat nga policia si radikalist, i cili për 6 vite mbante të ngujuar në banesë gruan dhe dy djemtë e tij.

 

Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

 

Advertisement

50 vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin mga banesa për të mos u infektuar.

 

Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin“, ka pohuar Laçi.

 

Advertisement

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

 

Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

 

Advertisement

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy