Presheva vlerëson Erion Veliajn/ Kryebashkiakut të Tiranës i jepet titulli qytetar nderi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presheva vlerëson Erion Veliajn/ Kryebashkiakut të Tiranës i jepet titulli qytetar nderi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” në Preshevë.

 

Erion Veliaj tha se ka marrë një angazhim konkret për të kontribuuar në arsimimin e fëmijëve të Luginës.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

Advertisement

“E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh! Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj.

 

Ju falenderoj nga zemra! E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë! Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën. Ne do të financojmë shkollën ‘Dituria’, sepse është një kërkesë për arsim, për dije, në një shkollë shqipe që është themeluar në 1920-ën, pikërisht në vitin kur Tirana u shpall Kryeqytet. Ndaj, do të ishte nder për Këshillin tonë Bashkiak që, këtë kërkesë të kryetarit të Komunës së Preshevës, ta miratojmë dhe të sigurohemi që shkolla ‘Dituria’ të rikonstruktohet dhe të kthehet në një bazë të dijes.”

 

Advertisement

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh se është nder për qytetin që t’ia japë këtë titull kryetarit të bashkisë Tiranë.

 

“Erioni përfaqëson një model të ri të ideve të udhëheqjes dhe të lidershipit, që është një shembull për të gjithë të rinjtë kudo ku ata janë, veçanërisht në komunën e Preshevës. Para një viti arriti të unifikojë politikën shqiptare në Kuvendin e Preshevës, sepse nuk ndodh shpesh të jemi të unifikuar, në vendimin për ta shpallur Erionin Qytetar Nderi. Përveç kësaj, para dy vitesh, kur qytetarët tanë u përmbytën si tani në rrafshin e Dukagjinit, Erioni, Bashkia e Tiranës, ka qenë pranë nesh me një fondacion, që e ka zbutur skajshmërisht situatën e qytetarëve, si shenjë dashurie nga Tirana për shqiptarët në Komunën e Preshevës.”

 

Advertisement

Krahas komunës së Preshevës, kryebashkiaku Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare edhe në Bujanoc.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy