Presidenca e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit/ Ambasadori Ferit Hoxha prezanton prioritetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenca e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit/ Ambasadori Ferit Hoxha prezanton prioritetet

Ambasadori Ferit Hoxha prezanton prioritetet e Shqipërisë në Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

 

Presidenca e Shqipërsisë do të zgjasë përgjatë gjithë muajit Qershor.

 

Advertisement

Hoxha tha se programi I punë për muajin Qershor është i ngjeshur.

“Qershori konsiderohet tradicionalisht një muaj i ngarkuar. Ky vit nuk bën përjashtim. Programi i Punës për muajin qershor është i ngjeshur. Sot kemi ngrënë mëngjesin tonë tradicional të Përfaqësuesve të Përhershëm dhe më vjen mirë të raportoj për mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Këshillit për programin e punës. Dëshiroj të falënderoj homologët e mi për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Prioritetet e Shqipërisë për muajin i bashkohen prioriteteve tona të përgjithshme për mandatin tonë në Këshill dhe janë të lidhura ngushtë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, forcimin e llogaridhënies, avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, marrëdhëniet e OKB-së me organizatat rajonale dhe metodat e punës të Këshillit të Sigurimit”, tha Hoxha.

 

Hoxha është ndalur edhe në debatin mbi llogaridhënien që do të drejtojë në 2 Qershor kryeministri Edi Rama.

Advertisement

 

“Presidenca Shqiptare nis me një Debat të Hapur të nivelit të lartë mbi “Forcimin e Llogaridhënies dhe Drejtësisë për Shkeljet e Rënda të së Drejtës Ndërkombëtare” nën pikën e rendit të ditës Ruajtja e Paqes dhe Sigurisë. Debati i Hapur do të zhvillohet nesër, i cili do të drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Prania në këtë nivel tregon se sa e rëndësishme është kjo temë për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe për të gjithë anëtarët e tjerë. Ruajtja e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë në thelb të politikës së jashtme të Shqipërisë si dhe prioritetet kryesore gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Për një kohë të gjatë, ne kemi parë abuzime masive të të drejtave të njeriut dhe komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të mbajë përgjegjës autorët e krimeve të rënda.

– Ne nuk mund dhe nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë.

– Ka një urgjencë për të vepruar, tani, në emër të viktimave të panumërta të konflikteve të pakuptimta:o për gratë e dhunuara të Kosovës, o për nënat e pikëlluara të Bosnjës, o për fëmijët e Ukrainës, o për viktimat pa emër në Tigray, o për Azara në Afganistan, o për Yazidët në Irak, o për Rohyngias, o për të burgosurit politikë në Myanmar dhe në Sudan, o për të arrestuarit në Siri o për të gjithë gazetarët e vrarë në krye të detyrës; o për këdo, kudo, të cilëve u janë mohuar të drejtat, e ardhmja e të cilëve është varrosur, ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar nga abuzimi.”– tha Ambasadori Hoxha gjatë fjalës së tij.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy