Presidenti Begaj dekreton rritjen e pagave për deputetët, ministrat  dhe administratën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj dekreton rritjen e pagave për deputetët, ministrat  dhe administratën

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar tre ligjet që përkojnë me rritjen e pafave për deputetët, administratën dhe ministrave, të cilat u miratuan pak ditë më parë në Kuvend.

 

Pjesë e rritjes së pagës është edhe kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe vetë presidenti Begaj.

 

Advertisement

Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan në seancën e së enjtes votat për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.

 

Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit. Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy