Presidenti Begaj pritet nga komandati i KFOR: “Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti Begaj pritet nga komandati i KFOR: “Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

 

Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA, në misionin e KFOR.

 

Advertisement

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

 

Në orët e pasdites Presidenti i Republikës, është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

 

Advertisement

Begaj vleresoi kontributin e çdo efektivi të FA dhe kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

 

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”, tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy