Presidenti i KiE: Takim i rëndësishëm dhe simbolik, Ballkani i sigurt brenda BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbërriti në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

 

Për mediat, ai u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin, ndërsa Ballkani do të jetë më i sigurt në familjen europiane.

 

Advertisement

Ky do jetë një takim i rëndësishëm, një takim simbolik, është hera e parë që po mbajmë një samit të BE- këtu në një prej vendeve të rajonit. Jam absolutisht i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Po punojmë fort në mënyrë që të shënojmë përparime. Kemi punuar shumë kohët e fundit për të shenduar përparime, për të pasur një bashkëpunime të madh me Ballkanin Perëndimor dhe dua  ta përsëris sot edhe një herë që jemi shumë të bindur që e ardhmja e Europës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor pjesë e BE. Progresi dhe reformat janë të domosdoshme, gjithsecili duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta dhe kjo është një etapë e afrimit me rajonin dhe kjo është e rëndësishme për ne”,

 

Charls Michel evidentoi edhe marreveshjet me te rendesishme te Samitit.

 

Advertisement

Do të nënshkruajmë një marrëveshje për tarifat roaming dhe është një arritje konkrete në përputhje me atë çka kemi diskutuar në Bërdo një vit më parë që do të thotë për bizneset, person me person, për turizmin, ky është një hap i rëndësishëm në drejtim e duhur.Një element tjetër i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i sjellim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike dhe vështirësitë e energjetike që janë pasojat e luftës së Ukrainës dhe kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar integrimin, bashkëpunimin me rajonin. Pra është një moment i rëndësishëm dhe është emocionuese sepse është hera e parë që këtu në rajon kemi këtë takim midis BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy