Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh sërish grupin parlamentar të PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh sërish grupin parlamentar të PD

Kreu i përkohshëm i PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD.

 

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 pasdite. Me sa duket në focus do të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakordësi mes demokratëve.

 

Advertisement

“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.

 

Grupi parlamentar demokrat diskutoi dje për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy