Presidenti i ri/ Klotilda Bushka: Duam një emër mbi palët dhe një proces zgjedhjeje me standarte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti i ri/ Klotilda Bushka: Duam një emër mbi palët dhe një proces zgjedhjeje me standarte

 

Deputetja Socialiste Klotilda Bushka e ftuar ditën e sotme në Edicionin e Lajmeve në ‘Vizion Plus’ ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Gjatë fjalës së saj deputetja Bushka zbuloi se emrat e propozuar do të bëhen publikë në datën 15 ora 16:00.

 

“Zyrtarisht ka nisur procedura me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme ku u vendos se kur do të nis ky proces. Në 16 Maj emrat e propozuar nga Grupet Parlamentare do të dorëzohen në Protokollin e Kuvendit.-tha Bushka.

Advertisement

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut tha gjithashtu se dy janë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të propozohe. I pari është kriteri i pastërtisë së figurës dhe i dyti është ai i dekriminalizimit.

 

Bushka foli edhe për kriteret që janë vendosur brenda grupit parlamentar të PS dhe se si duhet të jetë figura e kandidatit.

“Ne kemi bërë një proces brenda partisë ku duhet të plotësohen disa kritere. Emri i propozuar nuk duhet të jetë anëtar i PS, duhet të jetë një emër që përfaqëson më së miri unitetin e popullit. Ne duam një kandidat mbi palët, një kandidat që nuk do të sillet në mënyrë të pahijshme dhe në momentet më të kqija politike të mos mbajë anë. Duhet të jetë ai që ekuilibron palët. I kemi te gjitha votat por ne kemi nisur një proces, duke i dhënë shanset opozitës nëpërmjet dorëzimit të kandidaturave Ne na intereson që presidenti të zgjidhet me dakordësi sa më të madhe Problemet midis opozitës nuk kanë pse i kalohen këtij procesi .”– u shpreh deputetja.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy