Presidenti konsensual/ Klosi: Duhet figurë dinjitoze, jemi të hapur për emrat e propozuar nga opozita

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenti konsensual/ Klosi: Duhet figurë dinjitoze, jemi të hapur për emrat e propozuar nga opozita

 

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha se marrëveshja e sotme, Balla-Alibeaj nuk ka ndryshuar asgjë në pritshmëritë e mazhorancës në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri.

 

I ftuar në “Vizion Plus”, Klosi u shpreh se socialistët janë të gatshëm të negociojnë me opozitën edhe pse i kanë të gjitha votat për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Advertisement

 

“Pas marrëveshjes së sotme nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka asgjë që ka ndryshuar nga ajo që kemi thënë që në krye të herës në lidhje me këtë proces. Ne jemi të gatshëm të negociojmë edhe pse i kemi votat, për të pasur një emër që qytetarët ta besojnë.”- u shpreh  Sekretari organizativ i PS.

 

Klosi tha se socialistët janë të hapur për të pranuar edhe emër nga opozita në rast se kandidati do të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

Advertisement

 

“As nuk diskutohet që mund të jenë pjesë e konsensusit pasi ne nuk kemi shpallur ende një emër. Ne duam që figura e tij të ketë personalitet, të jetë i shquar, të krijojë besim te populli dhe qytetarët. Kur të vihet në detyrën e Presidentit të jetë i barazlarguar nga palët, të besojë në unitetin kombëtar.” – tha Klosi.

Blndi Klosi foli gjithashtu edhe për zgjedhjet që po zhvillohen brenda Partisë Socialiste. Në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Gjirokastra ai u shpreh se socialistët nuk kanë asnjë minut për të humbur pasi zgjedhjet e arsdhshme janë në më pak se një vit.

 

Advertisement

“PS si parti e madhe do të garojë në 61 Bashki dhe do të fitojë në 61 Bashki , ne nuk duam të humbim asnjë minutë kohë, ndodhemi në Gjirokastër për organizimin e strukturave të Partisë dhe për tu bërë gati për zgjedhjet e ardhshme.”- u shpreh 

 

 

I pyetur nga spikeri Aleksandër Furxhi, Klosi i konsideroi ‘të mundur’ në zgjedhje Metën e Berishën edhe të marrë së bashku.

Advertisement

 

“Të dy bashkë, veç e veç edhe me emra të tjerë i kemi mundur përherë, gara jonë nuk është me opozitën, ne e kemi me qytetarët. Ne jemi Parti e madhe që nuk duam të humbim kohë Do të garojmë e do fitojmë 61 Bashki, pak rëndësi ka kush është përball nesh. Emrat që ju përmeëndët nuk ju thonë asgjë qytetarëve, janë vetëm agresivë në terren por s’ka fituar njeri gjë nga ajo.”- përfundoi Klosi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy