“Presioni” i militantëve në qendrat e votimit/ Kikia: Lërini njerëzit të qetë! Olli: Kanë mbështetje nga politika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Presioni” i militantëve në qendrat e votimit/ Kikia: Lërini njerëzit të qetë! Olli: Kanë mbështetje nga politika

Prezenca e deputetëve apo militantëve partiakë në qendrat e votimit ka sjellë revoltën e gazetarit Mentor Kikia, i cili tha se ky proces meriton notën 4-5.

 

Nga studio e “Maratona Zgjedhore” në Vizion Plus me Pranvera Borakaj, Kikia bëri thirrje që partitë politike të tërhiqen dhe t’i lënë qytetarët e qetë që të shprehin të drejtën e tyre me votë.

 

Advertisement

“Problemi në tërrësi fillon që në atë se çfarë pyesim ne.

 

Kishin kohën që të bënin fushatë, më shumë se një muaj, si kanë dashur. Nota është mes 4 dhe 5. Pyetja është se çfarë do deputeti, kandidati apo militanti në qendrat e votimit. Në QV qëndojnë komisionerët dhe vëzhguesuit të tjetër çfarë duan? Lërini njerëzit të qetë të votojnë”.

 

Advertisement

Por një replikë për këtë deklaratë të Kikias e kishte edhe Leonard Olli, i cili tha se militantët qëndrojnë paligjshmërisht në qendrat e votimit sepse kanë mbështetje të plotë nga politika.

 

Në të kundërt sipas tij, asnjë qytetar nuk do të mund të qëndronte aty as 30 sekonda.

 

Advertisement

“Kush i çon këta njerëz në qendrat e votimit, se janë aty me porosi, pa frikë për penalitete. Të gjithë ata që janë aty kanë suport politik, se një njeri tjetër nuk do rrinte dot as 30 sekonda aty. Nuk mund të flasim sot për kërcënimin e kandidatit”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy