Prezantohet Kalendari Kombëtar Turistik/ Rama: Aplikacioni ndihmon turistët, por jugut i duhen punonjës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezantohet Kalendari Kombëtar Turistik/ Rama: Aplikacioni ndihmon turistët, por jugut i duhen punonjës

Tourism Events of Albania prezantoi këtë të premte Kalendarin Kombëtar Turistik, që përmban ngjarjen kulturore, tradicionale dhe sportive në një aplikacion të vetëm.

 

Në këtë prezantim ishte prezent edhe kryeministri Rama, i cili e konsideron aplikacionin si lehtësisht të aksesueshëm. Ai thekson se ky aplikacion jep informacion real në një kohë të shpejtë dhe vjen në ndihmë të turistëve, teksa thekson se qeveria po puno për të zgjeruar më tej promovimin e vendin në formë digjitale.

 

Advertisement

“Faktikisht, me këtë aplikacion, ky kalendar bëhet tërësisht i aksesueshëm dhe nga ana tjetër, i jep mundësi kujdto që thjesht dhe vetëm përmes aplikacionit, të jetë i informuar në kohë reale sipas vendndodhjes, për çdo mundësi që ka në një perimetër të caktuar, për të aksesuar muzeume, site arkeologjike, koncerte, teatër, performanca, festa të ndryshme dhe kështu me radhë. Nga ana tjetër, ne po punojmë për prekjen fizike në territor të një Shqipërie turistike që shfaqet duke zhvilluar për herë të parë një program të ri për artin në hapësirën publike, gjë që është ende në embrion, por kam shumë besim se hap pas hapi, do të jetë një vlerë e shtuar në ofertën tonë.

 

Nga ana tjetër, Rama foli dhe për problemin e madh që po hasin bizneset në zona turistike gjatë sezonit, siç është mungesa e forcës punëtore.

 

Advertisement

“Problemi sot në industrinë e turizmit nuk është a ka vende pune. Por krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës nga ata më të pakualifikuarit tek ata më të kualifikuarit. Ka gjithmonë e më shumë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është gjithmonë e më shumë problem serioz”, tha Rama.

 

Kryeministri thekson se Shqipëria është gati për të pritur turistët edhe në këtë sezon, për të cilin pritshmëritë janë të mëdha dhe do të përkthehen në shifra që do i shërbejnë promovimit dhe ekonomisë së vendit.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy