Prindër e fëmijë mes viktimave në aksidentin në Bullgari, pronari i agjencisë së udhëtimit nuk jep të dhëna: Nuk e di si ka ndodhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prindër e fëmijë mes viktimave në aksidentin në Bullgari, pronari i agjencisë së udhëtimit nuk jep të dhëna: Nuk e di si ka ndodhur

Pronari i kompanisë turistike “Besa trans” në një bisedë telefonike për TV21 ka thënë se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar tragjedinë me 46 viktima në Bullgari.

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marr informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.

Në aksident humbën jetën 46 persona, ndërsa mbetën të lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy