Priten temperatura deri në -17°C/ ARRSH apel shoferave: Bëni kujdes!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Priten temperatura deri në -17°C/ ARRSH apel shoferave: Bëni kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiotar ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve nacionale.

 

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat maloreReshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

 

Advertisement

Sipas ARRSH, kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

 

ARRSH ka një apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy