“Procesi i Berlinit 2022”/ Rama pritet nga kancelari gjerman, Scholz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Procesi i Berlinit 2022”/ Rama pritet nga kancelari gjerman, Scholz

Kryeministri Edi Rama është pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholzh në nisje të Sammitit “Procesi i Berlinit 2022”.

 

 

Samiti do të mbahet në Kancelarinë Federale ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.

Advertisement

 

 

Axhenda, E enjte, 3 nëntor

Ora 08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale
09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”
Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian
09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”
Fjalë e Kryeministrit (3 minuta) 10.20 – Foto zyrtare
10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”. Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)
11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë
12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile
14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy