Projekti për portin e Durrësit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të marrëveshjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projekti për portin e Durrësit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të marrëveshjes

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e 37 deputetëve të opozitës që kërkuan anulimin e marrëveshjes së qeverisë për Portin Turistik të Durrësit. Deputetët e opozitës kërkuan që të shfuqizohej marrëveshja e firmosur me Emiratet e Bashkuara, të cilët do të realizojnë projektin për ndërtimin e marinës në qytetin bregdetar.

 

Opozita e ka konsideruar si abuziv këtë projekt, duke theksuar se favorizon oligarkët dhe jo qytetarët, si dhe dëmton vlerat historike të qytetit.

 

Advertisement

Nga ana tjetër qeveria thekson se ky projekt do të kthejë Durrësin në motorin e zhvillimit ekonomik dhe do të nxisë rritjen ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve në zonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy