“Projektligjet u votuan me 68 deputetë prezentë”, grupi i PD-së i kërkon Nikollës të shpallë të pavlefshme draftet e miratuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Projektligjet u votuan me 68 deputetë prezentë”, grupi i PD-së i kërkon Nikollës të shpallë të pavlefshme draftet e miratuara

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit, deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.

Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është  dërguar për dijeni  edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.

“E nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar anëtarë të Sekretariatit,

Advertisement

Në rendin e ditës të seancës plenare të datës 07.03.2024, ishin të përfshira për shqyrtim 4 projektligje, përkatësisht:

a) projektligji “Për burimet ujore”,

b) projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizimin”, të ndryshuar,

c) projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe

Advertisement

d) projektligji “Për një ndryshim në Ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, të ndryshuar”.

Me propozim të deputetes Evis Kushi dhe kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, është përfshirë në rendin e ditës edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Nga verifikimi i kryer nga drejtuesja e seancës për numrin e deputetë të pranishëm kanë rezultuar 68 deputetë, të cilët kanë marrë pjesë në votimin për prezencën dhe më pas për votime pesë projekteve të sipërcituara. Nga ana ime si deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së është ngirtur në mënyrë të përsëritur mungesae kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte votimet e kryera për pesë projektligjet absolutisht të pavlefshme.

Në rastin konkret, për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit. Ky pretendim është ngritur në seancë në mënyrë të përsëritur nga ana ime, por çuditërisht nuk është marrë në konsideratë, çka i bën shkeljet e kryera me dashje të plotë. Në rast kur votimi kryhet në kundërshtim me Kushtetutën ose Rregulloren e Kuvendit, neni 61 parashikon se ai është i pavlefshëm, e për rrjedhojë Kryetarja e Kuvendit, pasi merr mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, urdhëron anullimin e votimit dhe përsëritjen e tij. Qëllimisht për shkak të mungesës së kuorumit, drejtuesja e seancës nuk shpalli në asnjë rast numrin e votave për secilin votim dhe as rezultatin e përmbledhur të këtij votimi.

Advertisement

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, nenit 55, pika 2 dhe nenit 61, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj deklarimin e pavlefshmërisë/anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024, për shkak të mungesës së kuorumit”, thuhet në kërkesë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy