Projektligji për prefektin, Noka: Këta duan të kapin çdo qelizë, po e përdorin për tu bërë shantazh kryebashkiakëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projektligji për prefektin, Noka: Këta duan të kapin çdo qelizë, po e përdorin për tu bërë shantazh kryebashkiakëve

Deputeti demokrat Flamur Noka, e ka cilësuar projektligjin e propozuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla për fuqizimin e rolit të Prefektit, si qëllim për të kapur çdo pushtet.

Sipas tij me anë të këtij projektligji qeveria do të kapë edhe atë territor që deri dje nuk kontrollonte, por edhe për tu bërë shantazh kryetarëve të bashkive.

Ky projektligji për prefektin nuk gjendet  asgjëkundi. Këta kanë hallin të decentralizojnë çdo qelizë, pasi ka sektorë ku vjedhja ju ka dalë jashtë kontrollit. Duan të menaxhojnë çdo cent që ju vishet shqiptarëve. Është edhe një formë presioni ndaj Veliajt. E ndoqën shqiptarët se si shantazhuan njëri-tjetrin Rama dhe Veliaj. E shantazhoi Ramën duke i thënë se sa përgjegjësi ke ti për vartësin tënd në arrati, aq kam dhe unë për vartësit e mi, dhe Rama reagoi me shpejtësi, pasi kodet e mafies janë të forta. Normalisht pas një afere të tillë siç ishte 5D në bashkinë  e Tiranës, Erjon Veliaj duhet të ishte shkarkuar menjëherë, por Veliaj thotë ti ke vëllain, ke zëvendësin, po shkova unë do shkosh edhe ti. Prandaj Rama do ta vërë nën kontroll duke rritur kompetencat e Prefektit”, u shpreh Noka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy