“Prokurorët bullgarë hedhin poshtë spekulimet për mjete piroteknike apo naftë në autobus”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Prokurorët bullgarë hedhin poshtë spekulimet për mjete piroteknike apo naftë në autobus”

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar në një nga emisionet e mbrëmjes, deklaroi se pas një komunikimi me prokurorët bullgarë ata kishin hedhur poshtë spekulimet për mjete piroteknike apo naftë në autobus.

Zyrtari maqedonas ka patur një takim të mërkurën e 25 nëntorit me katër prokurorë bullgarë.

Sipas mediave maqedonase, prokurorët priten të dalin të enjten me një deklaratë zyrtare lidhur me shkaqet e aksidentit tragjik që mori jetën e 46 personave – mes tyre 12 fëmijë.

Më herët, ishin mediat në gjuhën bullgare dhe maqedonase që raportuan mbi dyshimet e para për shkakun e aksidentit tragjik në Bullgari.

Advertisement

Gazeta bullgare “24çasa” (24 orë) shkruante në ballinën e saj “45 viktima për shkak të dallavereve me 1.07 levi”.

Me këtë titull, gazeta prestigjioze pretendonte se në autobus kishte qindra litra naftë.

Kjo, sipas tyre paraqet edhe pistën mbi të cilën instancat ligjzbatuese kanë filluar hetimet.

Detaje të reja, lidhur me aksidentin tragjik u publikuan edhe nga gazeta maqedonase “Infomax”.

Advertisement

Sipas informacioneve nga hetimi, “Infomax” zbulonte në rrugë jozyrtare se “në pjesën e përparme të autobusit ka pasur një cisternë ilegale, me kapacitet 1 mijë litra naftë”.

Më tej, vijonte gazeta, u zbulua se autobusi po transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike, me destinacion tregun maqedonas para festave të Vitit të Ri.

“Përveç rezervuarit shtesë, autobusi kishte një magazinë të posaçme për kontrabandën e mallrave dhe në këtë rast u transportua material piroteknik, ose rreth 30 mijë fishekzjarrë”, shkruante gazeta maqedonase.

Ndërtimi i ngjarjes

Të paktën 46 persona humbën jetën, 45 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.

Advertisement

Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore.

Shtatë persona me djegie u dërguan në spitalin e kryeqytetit, Sofje, tha për televizionin BTV kreu i departamentit të sigurisë nga zjarri në Ministrinë e Brendshme bullgare, Nikolai Nikolov.

“Të paktën 45 njerëz u vranë pasi një autobus mori flakë dhe u rrëzua, ose u përplas dhe më pas mori flakë”, tha Nikolov.

Ministria e përditësoi më pas numrin në 46. Në bord kishte gjithsej 53 persona.

Advertisement

Një zyrtar nga spitali i urgjencës së Sofjes tha se shtatë personat që po merrnin trajtim ishin hedhur nga autobusi që po digjej.

Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme për jetën.

Ministri Osmani, sqaroi për mediat se pasagjerët po ktheheshin në Shkup pasi një udhëtimi në fundjavë në Stamboll.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy