Prokuroria vijon kërcënimet/ Organi i akuzës kërkon të mos publikohen të dhëna, që tashmë janë publikuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prokuroria vijon kërcënimet/ Organi i akuzës kërkon të mos publikohen të dhëna, që tashmë janë publikuar

Prokuroria e Tiranës shpërndau sot një tjetër njoftim, duke këmbëngulur se publikimi i të dhënave, tashmë të publikuara nga hakerat, përbën vepër penale dhe do të ndiqet penalisht.

 

Organi i akuzës sqaron se pas dy sulmeve kibernetike në Shqipëri, në 15 korrik ndaj E-Albanias dhe në 9 shtator ndaj sistemit TIMS, fshihen të njëjtët autorë.

 

Advertisement

Por prokuroria nuk po thotë asgjë të re: faktin se vendi ynë është goditur nga hakera të sponsorizuar nga Irani e ka deklaruar qeveria si dhe ekspertët ndërkombëtarë.

 

Duke sjellë të dhëna elementare, sipërfaqësore e të njohura botërisht,  akuza synon në fakt të bëjë një tjetër përpjekje për të mos lejuar mediat të bëjnë punën e tyre informuese. Ndërsa flet për sekuestrim, mbyllje dhe ndjekje penale, prokuroria haron se publikuesit e vërtetë janë hakerat dhe jo mediat.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, organi i akuzës nuk tregon asgjë se si do t’i identifikojë këto hakera, si mund të bllokojë punën e tyre, si arritën ata të hynin edhe në sistemet e mbyllura, a kanë patur bashkëpunëtorë në Shqipëri, cfarë shkalle sigurie kishin sistemet tona dhe cfarë shkeljesh mund të jenë bërë që kanë lehtësuar goditjet online.

 

Prokuroria ndërkohë, në mënyrë absurde kërkon të mos publikohen informacione që ndërkohë janë publikuar gjithandej.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy