Publikohen edhe të kërkuarit/ Prokuroria kujtohet të kërcënojë me burg gazetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohen edhe të kërkuarit/ Prokuroria kujtohet të kërcënojë me burg gazetarët

Një tjetër dokument me të dhëna sekrete është publikuar nga një faqe që pretendohet se administrohet nga hakerat e huaj.

 

Këtë rradhë bëhet fjalë për listën me të gjithë personat e shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, pasi të gjitha të dhënat dhe jo vetëm kjo listë me emra, janë shpërndarë nga të gjitha televizionet, portalet, radiot dhe rrjetet sociale, Prokuroria e Tiranës është kujtuar që të vendosë ndalimin e publikimit.

 

Kjo është praktikisht e pamundur, jo vetëm sepse cënon lirinë e medias e të informimit, por edhe sepse çdo qytetar tashmë posedon të dhënat sekrete që janë hakëruar.

 

Advertisement

Do të ishte më e udhës që prokuroria të merrej me hakëruesit sesa me publikuesit.

 

Reagimi i plotë:

 

Advertisement

Policia e Shtetit

 

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

 

Advertisement

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

 

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

 

Advertisement

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

 

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

 

Advertisement

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy