Protesta e demokratëve/ Këlliçi: Djegia e flamurit, e panevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e demokratëve/ Këlliçi: Djegia e flamurit, e panevojshme

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Këlliçi tha se çdo gjë shkoi shumë mirë, përveç incidentit me djegien e flamurit serb. Ai theksoi se çdo gje u organizua në një kohë të shkurtër, por demokratët iu përgjigjën thirrjes së Berishës.

 

Advertisement

 

“Ishte i kënaqshëm fakti që në kaq pak kohë u organizua një protestë e tillë. PD rikthehet në gjurmët e saj në shtratin e saj, tek vlerat kombëtare.
Shkoi shumë mirë, përveç një incidenti të pa nevojshëm që nuk i shërben aspak protestës. Duhet të ishte shmangur. Shihet një protestë model që pati mesazhe të ndjera, dy tematika kryesore “Open Ballkan” por mbi të gjitha për inceneratorët që është afera korruptive më e madhe e shekullit”, tha Këlliçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy