Protesta e opozitës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Evitoni tubimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve të saj: Evitoni tubimet

Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga opozita këtë të premte. Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada amerikane iu ka bërë thirrje shtetasve amerikanë në Tiranë që të evitojnë zonat ku do të zhvillohet protesta.

 

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme.

 

Advertisement

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

 

Duke filluar nga ora 10 e mëngjesit disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen. Raportohet se do të bllokohet qarkullimi në rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Advertisement

Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qytetarë nga vende të ndryshmë të vendit do t’i bashkohen thirrjen së ish-kryeministrit Sali Berisha për të protestuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy