Protesta e opozitës/ Reagon ambasada amerikane, këshilla për qytetarët e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta e opozitës/ Reagon ambasada amerikane, këshilla për qytetarët e saj

Ambasada amerikane ka reaguar për protestën që opozita do të mbajë sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada paralajmëron shtetasit e saj të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimet.

 

Advertisement

“Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë është planifikuar të zhvillohet një protestë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

 

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

 

Advertisement

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit” thuhet në njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy