Pas tubimit për gati dy orë në sheshin para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë, sot në orën 17:00 para Kuvendit, kohë kur do të mbahet edhe seanca plenare.
Për të shmangur çdo incident të mundshëm, makina të Policisë së Shtetit janë të pranishme në ambientet e oborrit të Kuvendit.
Po ashtu, ka prezencë edhe të autobotëve me ujë, në rast se turma do të tentojë të hyjë në ambientet e brenshme.
Paraprakisht, mësohet se deputetët janë njoftuar që të vijnë në orën 16:00, në mënyrë që të shmangin përballjen me protestuesit. Nga ana tjetër, Garda ka menduar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët në rast se dy rrugët e zakonshme janë të bllokuara.
Në seancë do nderohen viktimat e tërmetit Turqi -Siri, ku do të kerkohet prej deputetë të mbajnë një minut heshtje.
Kjo protestë vjen pas asaj që u zhvillua të shtunën, e cila pati si pikënisje çështjen e ish-agjentit të FBI-së, McGonigal.
Ndërkohë lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka njoftuar se protestat nuk do të ndalen, duke paralajmëruar fillimin e revolucionit.
Paralelisht në të njëjtën orë që opozita do të protestojë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp me kryeministrin e landit të Bavarisë.