Protesta në Samit/ Eksperti i sigurisë: Tubimet, element demokracie por të mos shkelet “zona e kuqe”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në Samit/ Eksperti i sigurisë: Tubimet, element demokracie por të mos shkelet “zona e kuqe”

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka komentuar mbajtjen e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, teksa ka folur edhe për protestën e organizuar nga opozita në orën 12:00.

 

Në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Softa tha se sot qeveria do demostrojë sigurinë që evente të rëndësishme, ndërsa opozita maturinë përballë liderëve europianë.

 

Advertisement

Sipas tij, mbajtja e tubimit sot është një tregues i demokracisë, për aq kohë sa nuk do të shkelet “zona e kuqe” që mund të sjellë edhe përplasje të mundshme, që nuk do të ishin në të mirë të askujt.

 

Ëshë në rregull sepse demokracia është më e plotë kur palët demostrojnë shteti sigurinë dhe opozita protestën për shqetësimet e akumuluara. Elementët e sigurisë janë të rëndësishme sepse marrin pjesë liderët e rëndësishëm të europës dhe do ketë vëmendje të veccantë në mediat ndërkombëtare. Është hera e parë që vendet e Ballkanit perëndoimor bëhen bashkë në Tiranë. Bashkërendimi I forcave të sigurisë mes europianëve dhe shqiptarëve do tregojë

 

Advertisement

Opozita mendoj se nuk do e shkelë perimetrin e sigurisë, por do të protestojë në kufi. Qeveria ka kapacitete për mbarëvajtje por edhe opozita ka pjekuri për të dhënë mesazhet e duhura.

 

Nëse do shkelet perimetri i siggurisë do kemi një skemë që nuk do e donte askush dhe nuk i vlen shqiptarëve. Pjesëmarrja nuk do jetë ajo e aktivitetit të funsit sepse ka pasur bllokim rrugësh, por do ketë një pjesëmarrje për të treguar opozita forcën.

 

Advertisement

Siguria është krijuar më parë. Duhet të ndërtohet në mënyrë inteligjente. Duhet të kemi parasysh se Shqipëria është sulmuar nga Irani sepse është në zonën e kërcënuar. Protestat nuk të krijojnë problemeprotesta të tilla ka në të gjithë botën”, tha Softa.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy