Protesta për vdekjen e Lear Kurtit/ Gazetari bën pasqyrimin e situatës para Ministrisë së Brendshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta për vdekjen e Lear Kurtit/ Gazetari bën pasqyrimin e situatës para Ministrisë së Brendshme

Në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme, do të mbahet një protestë e thirrur nga qytetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti.

 

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj në një lidhje live me studion e lajmevepërballë moderatorit Roland Zili ka bërë nëj pasqyrim të situatës.

 

Advertisement

Ai tha se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur godinën e institucionit, por edhe për të vënë nën kontroll përshkallëzimin e situatës nëse do të ketë.

 

Ka nisur angazhimi i policisë për të marrë në mbrojtje godinën e Ministrisë së Brendshme. Protesta është paralajmëruar më herë në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile pork a marrë më pas mbështetjen e politikës.

 

Advertisement

Pjesëmarrja është e pakët, për shkak të orarit. Nuk dihet se si do zhvillohet protesta, nëse do jetë paqësore apo do ketë përplasje. Policia ka marrë masat dhe kanë formuar kordonin.

 

Është vënë re në rrjet një paralelizim me Klodian Rrashën, por autoritetet shprehen se rastet janë të ndryshme, pasi autopsi nxorri se ai humbi jetën nga overdoza”, tha Barkaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy