Protestë për pallatet e “Rindërtimit” në Durrës; banorët nuk pranojnë të spostohen në Spitallë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestë për pallatet e “Rindërtimit” në Durrës; banorët nuk pranojnë të spostohen në Spitallë

Një grup banorësh të lagjes numër pesë në Durrës, pallatet e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit 2019, protestuan para bashkisë.

 

Shkak u bë një njoftim i autoriteteve për spostimin e tyre në lagjen e re që po ndërtohet në zonën e Spitallës, pasi pesë pallatet ku ata jetonin nuk do të rindërtohen aty ku kanë qenë.

 

Advertisement

Banorët e cilësojnë vendimin si abuziv ndërsa akuzojnë kryebashkiaken Emirjana Sako se po vepron në kundërshtim me ligjin.

 

BANORET

1-Jemi banor te lagjes 5. Kryebashkiakja na ka thene qe do kaloni ne Porto Romano. Nuk pranojne te diskutojne me ne.

Advertisement

 

2-Kerkojme te drejten tone. Kemi 3 vite qe jemi shkeputur nga vendimet tona. Kemi marr njoftim te brendshem nga departamenti i rindertimit qe do kalojme ne Spitalle. Bashkia po luan me dy porta. Nuk do levizim nga ky shesh.

 

3-JEmi 40 familje. Para 10 ditesh na eshTe thene qe nuk do ndertohet.

Advertisement

 

Burime nga bashkia e Durrësit thanë se vendimi për rindërtimin e pallateve në të njëjtat vende ose jo, merret nga qeveria.

 

Deri tani nuk ka një VKM që të thotë nëse banorët që kanë ikur nga pallatet e dëmtuara do të strehohen në lagjen e re te Spitallës.

Advertisement

 

Megjithatë banorët e këtyre pallateve thonë se nuk do pranojnë të shkojnë në lagjen e re.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy