Protestuesit, një minutë heshtje për Lear Kurtin/ Ndizen qirinj para Kryeministrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestuesit, një minutë heshtje për Lear Kurtin/ Ndizen qirinj para Kryeministrisë

Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje para Kryeministrisë për vdekjen e Lear Kurtit, pas shoqërimit të tij në ambientet e policisë.

 

Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, ku edhe paralajmëruan se do të vijojnë të mbajnë protesta të tjera.

 

Advertisement

Qytetarët thanë se data për mbajtjen e protestës së radhës do të njoftohet në rrjetet sociale. Pas kësaj, qytetarët filluan të largohen.

 

Ata kërkuan të zbardhet e vërteta për vdekjen e Lear Kurtit, për të cilin bëjnë përgjegjës policinë.

 

Advertisement

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha sot nga Elbasani se rasti i Lear Kurtit po keqpërdoret për të nxjerrë njerëzit në rrugë si në rastin e Klodian Rashës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy