“Provokim nga Shqipëria”/ Greqia notë të fortë proteste ndaj Presidentit Meta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Provokim nga Shqipëria”/ Greqia notë të fortë proteste ndaj Presidentit Meta

Greqia ka lëshuar një notë të fortë proteste diplomatike drejtuar Presidencës së Republikës së Shqipërisë për një “ekspozitë”, sipas saj provokuese ku prezantoheshin foto dhe harta me temën e të ashtuquajturit “gjenocidi i Tsamit” por edhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”.

 

Mediat greke, konkretisht, Protothema, duke iu burimeve diplomatike, thotë se ambasada greke në Tiranë ka reaguar fort dhe ka kërkuar menjëherë shpjegime nga zyra e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta lidhur me ngjarjen në fjalë.

 

Advertisement

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë një xhiro në ekspozitën me të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, foto, të cilat sipas mediave greke, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për “gjenocidin e Tsamis”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore shqiptare të pushtuara”./ Protothema

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy