PS i gëzohet vizës së kuqe nga SHBA për Berishën/ Parlamenti miraton traktatin e ekstradimit me Amerikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i sekretarit amerikan të shtetit Blinken për të futur  në listën e zezë, ish-kryeministrin Sali Berisha, ka sjellë reagime pozitive në radhët e mazhorancës socialiste. Numri 2 i PS, Taulant Balla e ka lidhur këtë masë ndaj liderit historik të së djathtës me përpjekjet e tij për të penguar reformën në drejtësi.

TAULANT BALLA

Advertisement

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

“Atë vendim të sekretarit të SHBA le ta lëmë aq të bukur saç është dhe të mos hymë në asnjë lloj komenti dhe secili ta lexojë siç është vendimi dhe unë mendoj që ne duhet të kuptojmë që SHBA kanë zgjedhur këto lloj instrumentesh për t’i dhënë mesazhe vendeve përkatëse, demokracive përkatëse.

Advertisement

Ndërkaq sot parlamenti ka miratuar me 93 vota pro e asnjë kundër traktatin e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i nënshkruar për herë të parë në vitin 1933 nga Faik Konica në cilësinë e ambasadorit tonë në SHBA. Sipas këtij traktati të dy vendet angazhohen të ekstradojnë personat e kërkuar nëse vepra që ata kanë kryer dënohet me më shumë se një vit burg.

ETILDA GJONAJ

Advertisement

MINISTRE E DREJTESISE

“Traktat që vjen pas 87 vjetësh zëvendëson traktatin e parë të nënshkruar në vitin 1933. Marrëveshja  e re e ekstradimit shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit, për të luftuar me efikasitet edhe format e reja të krimit, për vënien para drejtësisë të autorëve të kryerjeve të veprave penale në të dy vendet.”

Advertisement

Traktati i miratuar sot përditëson kategoritë e veprave për të cilat mund të kërkohet ekstradim nga palët, duke përfshirë edhe vepra penale me karakter financiar, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy