PS, Kongres me panele të hapura; Ministra, deputetë dhe qytetarë diskutojnë aktualitetin dhe sfidat e të ardhmes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS, Kongres me panele të hapura; Ministra, deputetë dhe qytetarë diskutojnë aktualitetin dhe sfidat e të ardhmes

Që prej orës 09.30, ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste, organi kryesor vendimmarrës në kampin e majtë.

 

Ndryshe nga herët e tjera, socialistët këtë radhë kanë mbushur jo vetëm Pallatin e Kogreseve, por edhe sheshet përreth tij.

 

Advertisement

Tryeza të rrumbullakëta për takime e diskutime, të drejtuara nga ministrat socialistë, u ngritën në ambientet e hapura, duke bërë pjesë të tyre edhe grupet e interesit.

 

Temat të cilat kanë marrë vëmendjen janë kriza ekonomike dhe ajo energjetike, bujqësia, shëndetësia apo edhe siguria e vendit.

 

Advertisement

Ministrja Belinda Balluku në panelin e saj deklaroi se e ardhmja do ta gjejë Shqipërinë prodhuese të 100% të nevojave të saj për energji.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE PER INFRASTRUKTUREN DHE ENERGJINE

Advertisement

 

“Në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet brenda disa muajve apo një viti, pasi është një projekt që kërkon kohë dhe investim.”

 

Nga tryeza në tryezë, ministrja Ogerta Manastirliu premtoi se lista e barnave me rimbursim do të zgjerohet më tej në ndihmë të pensionistëve. Ndërsa Ministri Peleshi u ndal te agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, duke garantuar se Shqipëria është e mbrojtur.

Advertisement

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

Advertisement

“Do të hyjmë në një proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste. Si rezultat i agresionit rus, mjedisi i sigurisë në Evropë dhe në kufirin lindor të Aleancës është i kërcënuar dhe i paparashikueshëm. Çdo cm² i Shqipërisë është i sigurt dhe i mbrojtur nga parimi i mbrojtjes kolektive se NATO-s.”

 

Në mesditë, ministrat dhe përfaqësuesit e tjerë socialistë lënë panelet e organizuara në sheshe për të hyrë në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe për të nisur fazën e dytë të punimeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy