PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 6 Marsit/ Rama mbledh Kryesinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 6 Marsit/ Rama mbledh Kryesinë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS kryesinë e partisë.

 

Mësohet se cështjet që do diskutohen në këtë mbledhje janë dy. E para ka të bëjë me organizimin e Kongresit të PS që do të zhvillohet të shtunën e ardhshme e do të shpalosen objektivat e qeverisë në këtë mandat qeverisës.

Nga ana tjetër, në këtë mbledhje kryesie pritet të flitet edhe për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit të mbetur pa kryetar.

Advertisement

 

Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi paraditen e sotme dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në javën e parë të muajit mars në 6 bashkitë që janë pa kryetar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy