PS prezanton Rrahim Spahiun: Dibra të votojë për vazhdimin e investimeve në Bashki  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PS prezanton Rrahim Spahiun: Dibra të votojë për vazhdimin e investimeve në Bashki  

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste,  Damian Gjiknuri i kërkoi votën dibranëve për kandidatin e PS, Rahim Spahiu, me qëllim vijimin e investimeve të nisura në këtë bashki.

 

“Dibra mua më ka dhënë krenari, se bashkë me ju bëmë një fitore shumë thelbësore për Partinë Socialiste, por mbi të gjitha për Peshkopinë dhe për Dibrën. Për ne si Parti Socialiste, për kryeministrin Edi Rama, është shumë e rëndësishme fitorja në Dibër? Nuk është thjesht një trofe politik, duhet të na kuptoni. Ata e kanë hall trofeun. Ata thonë kush të dalë i dyti, kush të dalë i treti, halli i tyre.  Nga ajo fitore ai tha: këto e meritojnë.  Kryeministri ju dha një premtim: do të vazhdojmë rrugën,- tha. Le ta lëmë një mesazh që Dibra është nga ato që di ti vlerësojë investimet. Edhe ndonjë që mund të mos dojë Partinë Socialiste, ka një emër shumë të mirë që mund të hedhë votën. Po ta hedh votën për Rrahimin e hedh dhe votën për rrugën, që do të vazhdojë, por dhe për investimet në Dibër”, tha Gjiknuri.

 

Advertisement

Sipas Gjiknurit, kandidati i PS është i duhuri, pasi përfaqëson interesin e qytetarëve, në kundërshtim me rivalët e tjerë politikë.

 

“Si e njoh unë në Tiranë nga dibranët e tjerë, e njoh për njeri që ka pritur çdo lloj dibrani me ato mundësi që ka pasur, kur ka qenë në sektorin financiar për ti ndihmuar, për biznese, për kredi, për të gjitha. Pa interes, pa menduar ndonjëherë, se do të vinte të kërkonte vota. Po ky është dinjiteti i njeriut, si je sjell atëherë kur nuk ke pasur nevojë për mua. Unë them që ky me këtë kulturë që ka, qytetare, zotëri siç është, dhe me sjelljen e mirë, jam i bindur që këtë punë do ta vazhdojë mirë. Njeri intelektual me vlera. Thashë e keni të lidhur, votoni për njeriun e mirë, bëni dibranin të zgjuar, praktik. Ju gjithmonë jeni orientuar ku ka qenë interesi i Dibrës. Interesi i Dibrës, Rahimi, vazhdoni investimin, vëreni Kryeministrin në “sedër”.”

 

Advertisement

Në fjalën e tij me simpatizantë të Partisë Socialiste ne Dbër, Gjiknuri u ndal edhe tek projekti madhor, ai i ndërtimit të HEC skavicë, një investim mbi 400 milionë euro, ku tha se çdo vendimmarrje do të merret në konsultim me banorët.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy