“Pse nuk e votoni hapjen e dosjeve”/ Rama PD-së: Ta marrim vesh kush është I.M

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pse nuk e votoni hapjen e dosjeve”/ Rama PD-së: Ta marrim vesh kush është I.M

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend mbrëmjen e sotme lidhur me hapjen e dosjeve të sigurimit.

 

Ai tha se koha e monizmit ka vdekur, ndërsa i ka bërë thirrje PD-së që të votojnë hapjen e dosjeve për tëmarrë vesh se kush është spiuni me iniciale I.M.

 

Advertisement

Mu kujtua At Zef Pëllumbi i cili më tha një herë: “Do me e dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre.” Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëritësin “number one” që këtu mungon se nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër përveçse një  truk për mos i  hapur kurrë dosjet. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën mu në fytyrë të Evropës.

 

Dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme të atyre krimeve. Ku e ke “non gratën” pse nuk vjen ta votojë heqjen e nënti numër 4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe Autoriteti i Dosjeve, të cilin nuk e krijoi PD, por e krijoi PS…Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pa hapura, që janë dosje të figurave të rëndësishme. Janë të pajisura me certifikatën e pastërtisë që në fakt rezultoi në ish-sigurimin e shtetit. Dosjet janë hapur që në 2015. Shtetasin I.M me të cilin jeni futur bashkë në rubla çorba dëshironi ta dini kush është? Mbase nuk është ai, por mbase dhe është. Nuk kemi pse shkojmë në Gjykatë, heqim këtë nenin dhe qetësohemi të gjithë. Pse mos ta hapim?

 

Advertisement

Ka që në 2015-tën që të gjithë viktimat e persekutimit komunist kanë të drejtën të shkojnë të bëjnë kërkesën dhe të marrin dosjet e tyre. Dhe aty ka një kufizim që e heqim sot me propozim jo nga ne, për të deklasifikuar të ashtuquajturat sekrete shtetërore të kohës së komunizmit. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries që të votojë? Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, që nuk e kanë dashur kurrë hedhjen e dritës mbi hije sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë. Monizmi ka vdekur, ka shumë kohë, po ajo që jeton është pjella e ligë e komunistit antikomunist si frymë edhe si qasje“.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy