Punimet në Unazën e Re/ ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku, hiqet rrethrrotullimi në Astir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punimet në Unazën e Re/ ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku, hiqet rrethrrotullimi në Astir

Për shkak të punimeve që bëhen në Unazën e Re, qarkullimi i mjeteve do të devijohet sërish.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri sqarimin sesi do të kryhet lëvizja, duke njoftuar se rrethrrotullimi në Astir do të hiqet.

 

Advertisement

⚠Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy