PYETJE-PËRGJIGJE/ Pse rifilloi lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe çfarë ndodh tani?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PYETJE-PËRGJIGJE/ Pse rifilloi lufta mes Izraelit dhe Hamasit dhe çfarë ndodh tani?

Luftimet rifilluan mes Izraelit dhe Hamasit ditën e djeshme në mëngjes, duke i dhënë fund një armëpushimi shtatëditor midis dy palëve, gjatë të cilave pati shkëmbim pengjes dhe të burgosurish nga të dyja anët, ndërkohë që u futën sasi të mëdha ndihmash humanitare në Rripin e Gazës.

Më poshtë, sjellim përgjigje për disa pyetje kryesore mbi këto zhvillime pas rifillimit të luftimeve.

Advertisement

Pse përfundoi armëpushimi?

Një orë para përfundimit të armëpushimit), ushtria izraelite raportoi për sulme me raketa të nisura nga Hamasi, të cilat shkaktuan edhe rënien e sirenave të alarmit në zonat pranë Rripit të Gazës.

Një orë më vonë, ushtria izraelite tha se luftimet kishin rifilluar sipas BBC, duke akuzuar Hamasin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes.

Advertisement

Më pas, IDF tha se avionët po godasnin objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi nuk kishte “përmbushur detyrimin e tij për të liruar të gjitha pengjet gra sot dhe se kishte lëshuar raketa ndaj qytetarëve izraelitë”.

Advertisement

Megjithatë, Hamasi fajësoi Izraelin për rifillimin e luftimeve, duke thënë se refuzoi “të pranojë të gjitha ofertat për lirimin e pengjeve të tjerë”.

“Pushtuesit kishin një vendim paraprak për të rifilluar agresionin kriminal”, tha Hamasi në një deklaratë, duke fajësuar presidentin amerikan Joe Biden për “vazhdimin e krimeve të luftës sioniste në Rripin e Gazës” duke “i dhënë dritën jeshile Izraelit”.

Advertisement

Çfarë ndodhi në Izrael gjatë armëpushimit?

Gjatë gjithë armëpushimit njëjavor, Netanyahu ka qenë nën presion, veçanërisht nga elementë të krahut të djathtë në qeverinë e tij, për të rifilluar luftën – diçka që Izraeli vazhdimisht e ka theksuar se synonte ta bënte pasi marrëveshja të kishte përfunduar.

Pavarësisht kësaj, ka ende shpresa se mund të arrihet një marrëveshje e re. Katari, i cili ka luajtur një rol vendimtar deri më tani në negociatat për një armëpushim, konfirmoi të premten se bisedimet po vazhdonin “me synimin për t’u kthyer në një armëpushim”.

Advertisement

 

Si është situata në Gaza?

Brenda shtatë orëve nga rifillimi i luftimeve, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 60 njerëz ishin vrarë, duke ia shtuar këtë numër afro 15,000 palestinezëve që tha se ishin vrarë përpara armëpushimit.

Advertisement

James Elder nga Unicef, agjencia e OKB-së për fëmijë, foli për BBC nga një spital në Gazën jugore pas fillimit të bombardimeve, duke e përshkruar situatën si “të tmerrshme”.

Ai tha se ishte “e tmerrshme për njerëzit” dhe se “ju shihni frikën në fytyrat e tyre”, duke shtuar se një raketë kishte goditur afër objektit ku ai ndodhej.

Advertisement

Ai e përshkroi përfundimin e armëpushimit si “makthin që të gjithë i frikësoheshin”.

Përpara armëpushimit, Rripi i Gazës kishte pësuar një shkatërrim të madh ndërsa Izraeli zhvilloi fushatën e tij hakmarrëse në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit.

Advertisement

Izraeli pretendoi se kishte përdorur më shumë se 10,000 bomba dhe raketa, dhe analiza e BBC zbuloi se pothuajse 98,000 ndërtesa në Gaza mund të kenë pësuar dëmtime, shumica e tyre në veri.

 

Po tani?

Megjithëse negociatat vazhdojnë me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje të re, tani për tani është e qartë se lufta ka rifilluar me të njëjtin intensitet si më parë duke shënuar qindra të vdekur nga ana e palestinezëve, ndërsa nuk ka të dhëna ende nëse ka ushtarë izraelitë të vrarë.

Advertisement

Pas javësh luftimesh intensive në veri të Rripit të Gazës, veçanërisht rreth Gaza City-t,  ushtria izraelite duket se tani po fokuson më shumë vëmendjen në jug, ku janë raportuar sulme të reja ajrore.

IDF ka krijuar gjithashtu një hartë të Gazës të ndarë në më shumë se 2000 zona, e cila tha se do të përdoret për të ndihmuar njerëzit në Gaza t’i shpëtojnë luftimeve të ardhshme.

Advertisement

Ushtria tha se harta është e ndarë në zona për t’u mundësuar njerëzve që “të evakuohen nga vende specifike për sigurinë e tyre nëse kërkohet”.

Të premten, avionët izraelitë hodhën fletëpalosje mbi zonat në lindje dhe në veri të Khan Younis, qyteti më i madh në Gazën jugore duke njoftuar për zonat ku duhet të evakuohen.

Advertisement

Luftimet rinisin pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua me zyrtarët izraelitë, ku ai këmbënguli se Izraeli duhet të kujdeset për jetët e civilëve.

Blinken tha se i kishte thënë qeverisë izraelite se duhet të shmangë zhvendosjen e mëtejshme masive të palestinezëve dhe dëmtimin e infrastrukturës kritike, si spitalet, termocentralet dhe objektet e ujit.

Advertisement

Çfarë ndodhi gjatë armëpushimit?

Gjatë armëpushimit shtatëditor, Hamasi ra dakord të lirojë 110 persona nga Gaza, duke përfshirë 78 gra dhe fëmijë izraelitë.

Advertisement

Si pjesë e marrëveshjes, 240 palestinezë u liruan gjithashtu nga burgjet izraelite. Ata ishin akuzuar për një sërë veprash, nga gjuajtja e gurëve deri te tentativat për vrasje.

Shumë nga palestinezët e liruar nuk ishin dënuar për krime dhe po mbaheshin në paraburgim në pritje të gjykimit. Disa thanë se i ishin nënshtruar abuzimit dhe dënimit kolektiv pas sulmeve të 7 tetorit.

Advertisement

Izraeli thotë se të gjithë të burgosurit e tij janë të ndaluar sipas ligjit.

Vlerësohet se rreth 140 pengje izraelite mbeten mbahen ende peng në Gaza. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy