Pyllëzohen kodrat e Korçës/ Qindra fidanë mbillen gjatë një aksioni vullnetar të qytetarëve  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pyllëzohen kodrat e Korçës/ Qindra fidanë mbillen gjatë një aksioni vullnetar të qytetarëve  

Ka mjaftuar thirrja “Sot një fidan, nesër një pyll” e një grupi qytetarësh korçarë

 

dhe më pas reagimi i bashkëqytetarëve përfshi edhe ata që jetojnë jashtë vendit të ishte i menjëhershëm duke kontribuar për blerjen e fidanëve të llojeve të ndryshme.

 

Advertisement

Një nga qytetarët vullnetarë thotë se vetëm të enjten, në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” janë mbjellë 310 fidanë kryesisht bredh, pishë e zezë, panjë dhe lajthi.

 

ILJON THANAS

 

Advertisement

Sot po vazhdojm punën, duam të mbjellim 250 fidanë të tjerë.

 

Nisma për pyllëzimin e zonave më të njohura të bashkisë së Korçës do të vazhdojë.

 

Advertisement

SARA MUSKA

 

Ne duam që të krijojmë një mushkri të qytetit me kete nismë, me kalimin e kohës.

 

Advertisement

Qytetarët korçarë kërkojnë të rikthejnë pyllëzimin në Parkun Kombëtar të Drenovës si dhe atë në kodrat e qytetit.

 

Dikur parku shtrihej në një hapësirë prej 1400 hektarësh, ndersa tani sipërfaqja është përgjysmuar për shkak të djegieve te shumta.

 

Advertisement

Ndërkohë, nismës i janë bashkuar edhe punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe Ndërrmarjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë Korçë .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy