Qafë Shtama destinacion turistik; fluks vizitorësh gjatë fundjavës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qafë Shtama destinacion turistik; fluks vizitorësh gjatë fundjavës

Parku Kombëtar i Qafshtamës është një pikë turistike e preferuar edhe gjatë stinës së dimrit.Pas borës së parë për këtë sezon, dhjetëra turistë kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në Qafshtamë, për të shijuar bardhësinë dhe natyrën.

 

Një pjesë turistë për herë të parë, ndërsa të tjerë e vizitonin Parkun e Qafshtamës për të disatën herë, por për të gjithë problem mbetet rruga, e cila është e dëmtuar dhe e rrezikshme.

 

Advertisement

 

TURISTË

1-“Vijmë gjithmonë, vijmë shumë shpesh, gati çdo fundjavë. Qafshatama ka ajër fantastic, natyrë fantastike.”

2-“Më pëlqen shumë natyra, era e pishave, vendi është i mrekullueshëm. Rruga është pak e vështirë.”

Advertisement

3-“E frekuentojmë shumë, vijnë nga Kosova, por edhe vendas. Ujin e ka shumë të mirë dhe klimën.”

4-“Hera e parë që vij në Qafështamë, për të kaluar një ditë pushimi.”

5-Është hera e parë, vijmë nga Lezha, rruga është pak e vështirë.

6-“Vijmë për herë të tretë, është shumë bukur, por rruga është copë-copë.”

Advertisement

7-“Shumë bukur, vijmë nga Presheva.”

 

Parku Kombëtar i Qafshtamës dallohet për masivin e pishës së zezë dhe ahut, vlerat kurative të ajrit të pastër, por po ashtu edhe për ujin e burimeve, që vlerësohet si i lehtë dhe i pasur me magnez.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy