Qarkullonte me kallashnikov me vete/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë e pasagjeri që kishte në makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarkullonte me kallashnikov me vete/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë e pasagjeri që kishte në makinë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një person që qarkullonte me armë zjarri me vete si dhe pasagjerin që ai kishte në automjet.

 

Me finalizimin e operacionit të koduar “Tracing”, u arrestua S. B., 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit. Ky i fundit ishte duke lëvizur në afërsi të kryqëzimit të Laprakës, me një automjet tip “Volksëagen”, ku kishte dhe armën e zjarrit tip kallashnikov.

 

Advertisement

 

Po ashtu, në pranga u vu edhe S. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj jetës, pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

 

Automjeti me të cilin ata po udhëtonin u ndalua në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës. Gatë kontrollit të automjetit, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy