Qendër e përbashkët policore e doganore Shqipëri-Greqi, zv.ministri tregon detajet e marrëveshjes: Ja çështjet që do të trajtojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qendër e përbashkët policore e doganore Shqipëri-Greqi, zv.ministri tregon detajet e marrëveshjes: Ja çështjet që do të trajtojë

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar projektligjin për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.

Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila ka qenë i pranishëm sot në Komision ku ka shpjeguar detaje nga marrëveshje, qëllimin që ka dhe si do zhvillohet.

Mahila theksoi se qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm, etj.

“Akti është paraqitur nga këshilli i ministrave në Kuvendin e republikës së Shqipërisë për miratim. Marrëveshja Shqipëri-Greqi për ngritjen e një qendre të përbashkët për bashkëpunimin policor dhe doganor. Të punuarit sa më afër, është thelbi i kësaj marrëveshje. Në marrëveshje janë përcaktuar rregullat e përbashkëta për funksionimin e qendrës.

Advertisement

Kjo qendër e përbashkët e shkëmbimit të informacionit dhe e koordinimit të bashkëpunimit do pozicionohet në territorin e republikës greke, në ndërtesën  aktuale të  pikës së kalimit kufitar Kakavijë. S’ka autoritet në vendimmarrje qendra.Pikë e veçantë është dhe shkëmbimi i veçantë i të dhënave personale.

Bashkë me aktin ministria e brendshme ka paraqitur në Kuvend edhe relacionin përkatës. Pjesa re procedurës. Janë ndjekur të gjitha procedurat konform ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria për Evropën dhe ajo  e drejtësisë janë shprehur parimisht dakort. Marrëveshja në parim është miratuar në 4.04 2018 dhe është nënshkruar në 18 janar 2021 në Kakavijë nga zv ministri Hodaj”.

Funksionimi i kësaj qendre nuk do sjellë mbivendojse me organet doganore  policore pasi qëllimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkëmbimit të informacionit.  Kjo është qendër e përbashkët e shkëmbimit dhe analizimit të informacionit. Kjo qendër trajton të gjithë çështjet dhe elementët që janë të ngjashme për të gjitha kalimit kufitar. Nuk është qendër e kalimit të përbashkët të mjeteve e mallrave. Shkëmbim informacioni për çështje të përbashkëta.

Nuk ka mbivendosje për çështjet operative, ekzekutive. Zyrtarët e qendrës s’kanë kompetencë dhe s’marrin pjesë në veprime operative që i përkasin policisë apo pjesës së drejtorisë së përgjithshme të doganave. Kjo qendër është përcaktuar të ketë në mënyrë të barabartë 5 zyrtarë nga secila palë. Nga pala jonë është përcaktuar një punonjës policie me gradën nën komisar dhe 4 punonjës policie me gradën inspektor. Angazhimi i tyre është vetëm për grumbullimin dhe shkëmbimin e informacionit”, deklaroi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy