“Qendra e burgut e paligjshme”/ Kolegji Zgjedhor: U cënua rëndë proçesi zgjedhor në Rrogozhinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Qendra e burgut e paligjshme”/ Kolegji Zgjedhor: U cënua rëndë proçesi zgjedhor në Rrogozhinë

Për zgjedhjet vendore të 14 majit, qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës ishte e paligjshme.

 

Në arsyetimin e tij Kolegji Zgjedhor vëren se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk nxori asnjë vendim që lejonte ngritjen dhe funksionimin e saj.

 

Advertisement

KOLEGJI ZGJEDHOR

Ngritja e qendrave të posaçme të votimit në institucionet e posaçme, sikurse janë institucionet e vuajtjes së dënimi, në kuptim të Nenit 43 të Kodit Zgjedhor, bëhet vetëm me vendim të KQZ-së dhe jo me vendim të Kryetarit të Bashkisë në juridiksionin e së cilës ndodhet ajo qendër votimi. Ky i fundit ka të drejtë të caktojë vendodhjen e qendrës së votimit, duke iu referuar të njëjtës vendodhje që ka patur në zgjedhjet e kaluara, por kurrsesi krijimin e kësaj qendre votimit. Nuk rezulton që KQZ të ketë nxjerrë vendim për krijimin e kësaj qendre votimi.

 

Po aq Kolegji Zgjedhor konstanton se KQZ nuk bëri asnjë verifikim nëse plotësohej kushti kryesor ligjor për krijimin e saj, 15 nga të burgosurit me të drejtë vote duhet të kishin me patjetër vendbanimin në bashkinë Rrogozhinë.

Advertisement

 

KOLEGJI ZGJEDHOR

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor konstaton se, në Qendrën e Votimit 2224/1 nuk konfirmohet që 15 prej tyre të kenë qenë me vendbanim të regjistruar ne Bashkinë Rrogozhinë, si rezultat i një procedure që bazohet në ushtrimin prej tyre të të drejtës për të zgjedhur/caktuar vendbanimin. Konfirmimi i këtyre fakteve vlerësohet nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, shkelje e ligjit, që ka cenuar rëndë procesin zgjedhor.

 

Advertisement

Në arsyetim trupa gjyqësore vëren edhe shkelje të tjera. N

 

ga 118 të burgosurit në listën e zgjedhësve për burgun e Rrogozhinës, janë përfshirë edhe 24 persona të transferuar në periudhën janar-maj 2023, duke mos plotësuar afatin tre mujor të vendqëndrimit aty. Po aq të 118-të burgosurit vëren Kolegji Zgjedhor deri në 21 mars nuk e kishin vendbanimin në Rrogozhinë si kushtin kryesor që ata të ushtronin të drejtën e votës. Ligji përcakton se 40 dite para votimeve lista e zgjedhësve nuk ndryshon dhe kërkesa e tyre për tu bërë banorë të Rrogozhinës duhet të ishte bërë 60 ditë para zgjedhjeve gjë që nuk ka ndodhur.

 

Advertisement

Qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës u bë shkak që zgjedhjet të përsëriten në këtë bashki. Ishin votat e burgut ato që përmbysën rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste, Edison Memolla, me 21 vota diferencë. Me këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor që i gjeti të mbështetura në ligj pretendimet e palës ankimuese, koalicionit “Bashkë Fitojmë”, pritet vendimi i KQZ  për fatin e “votave të burgut” në 23 korrik.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy