Qeveria jep 3 milionë lekë për kurimin e kreu të Apelit të Shkodrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria jep 3 milionë lekë për kurimin e kreu të Apelit të Shkodrës

Qeveria miratoi sot vendimin për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

 

Vendimi përcakton 3 milionë lekë.  Fondi për kurimin e problemeve shëndetësore të tij do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

Advertisement

Një vit më parë, Vjerdha njoftoi se ai kishte fituar betejën me një sëmundje që shkaktonte gjakderdhje në stomak, por nuk dihet nëse do të kurohet po për këtë sëmundje që mund t’i jetë rikthyer.

 

VENDIMI I PLOTE
MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. FUAT VJERDHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Fuat Vjerdha, në masën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy