Qeveria shqiptare marrëveshje për hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria shqiptare marrëveshje për hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka bërë publik për mediet vendimet e marra gjatë mbledhjes së qeverisë. Ministja Manastirliu bëri me dije se ëhstë miratuar në parim marrëveshja mes Këshillit të Minsitarve në Shqipëri dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në distancë Spanjë për hapjen e këtij filiali në Gjirokastër.

Manastirliu: Pas vendimit për hapjen e Kolegjit të Evropës, pas miratimin dhe nënshkrimit të marrëveshjes me homologët austriakë për reforminin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, miratojmë në parim një marrëveshje të rëndësishme mes Këshillit të Ministrave dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në distancë Spanjë, për hapjen e këtij filiali në Gjirokastër. Është një prej universiteteve më prestigjioze në botë. Është universitet shtetëror i Spanjës dhe do të sjellë një seri programesh studimi në tre ciklet e studimit por edhe kurse formimi porfesionale. Janë më shumë se 30 programe të ciklit bachelor, më shumë se 80 programe të ciklit master dhe më shumë se 20 programe doktoraturash që ky universitt ofron nëpër botë. Filialet e tij janë në më shumë se 20 vende dhe hapja e këtij universiteti në Gjirokatër hap një tjetër përspektivë zhvillimi për arsimin. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy