Quo Vadis “zbulon” fshatin turistik të Funarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Quo Vadis “zbulon” fshatin turistik të Funarit

Funari në Elbasan, është një nga fshatrat turistikë që po vizitohet nga shumë tursitë të huaj.

 

Drejtuesi i guidës turistike Elkierd Deliu në një intervistë për Vizion Plus tregon të veçantat e këtij vendi kaq të preferuar.

 

Advertisement

Ai evidenton pamjen që të jep fshati dhe aksesin që ke për të parë një sërë vargmalesh dhe parqesh, si dhe shtegun e liqeneve.

 

Për ta bërë më të veçantë vizitën dhe guida të quhet e plotë, Deliu thotë se turistët ndalojnë edhe në banesat e banorëve për të konsumuar diçka tradicionale që ata e prodhojnë vetë.

 

Advertisement

“Është pamja e komplet Elbasanit, e komplet maleve rreth e përqark. Nga aty ne mund të shikojmë gjithë majat e Shebenikut, vargmalet të Parkut Kombëtar të Shebenikut, shikojmë parkun kombëtar të Malit të Tomorrit, malin e Bukanikut që ndodhet në anën tjetër të Elbasanit, në pjesën lindore.

 

Në të njëjtën kohë shikojmë edhe ndërtimet që janë bërë gjatë periudhës së regjimit komunist që janë metalurgjia, por gjithashtu edhe fabrika e çimentos. Dhe ajo që i çudit shumë në fakt turistët dhe i intrigon është ai teleferiku i bukur i asaj p[eriudhe që shërbente për transportin e gurëve, që i merrte nga guroria dhe i çonte më pas në metalurgji.

 

Advertisement

Ne kemi një shteg që e quajmë shtegu i liqeneve. Ndalojmë në shtëpinë e ndonjë banori, pimë një kafe, pimë një produkt që ato e kanë aty dhe kjo e plotëson gjithë një ditë vizitë”, tha Deliu. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy