Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Siç bën me dije policia, një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Allaman Dervishi”.
“Shtetasja K. M., 50 vjeçe ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv