Radhë kilometrike në rrugë/ Trafik i rënduar në aksin Milot-Fushë-Krujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Radhë kilometrike në rrugë/ Trafik i rënduar në aksin Milot-Fushë-Krujë

E diela e parë e muajit gusht, ka sjellë një trafik të rënduar në autostradën Milot-Fushë-Krujë.

 

Që në orët e para të mëngjesit, fluksi i madh i automjeteve të ardhura kryesisht nga Kosova por jo vetëm kanë krijuar një rradhë deri ne disa kilometra.

 

Advertisement

Destinacionet e preferuara të pushuesve janë zonat bregdetare si Durrësi, por edhe plazhet drejt jugut. Siç shihet edhe nga pamjet makinat janë thuajse të bllokuara.

 

Nje nga shkaqet e trafikut të rënduar që prej kohësh torturon qytetarët eshte mospërfundimin e punimeve ne segmentin Kamëz-Thumanë.

 

Advertisement

Por edhe aksidentet janë një tjetër problem në këtë aks rrugor. Tre automjete jane përfshirë në një aksident mbi urën e lumit Drin në hyrje të Lezhës. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur edhe pse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy