Rama dhe Ministrja Ibrahimaj thirrje shqiptarëve: Investoni në Bono Thesari dhe obligacione, zero rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama dhe Ministrja Ibrahimaj thirrje shqiptarëve: Investoni në Bono Thesari dhe obligacione, zero rrezik

Qeveria fton qytetarët që të investojnë në bono thesari dhe obligacione.

 

Rritja e normës së interesit si pasojë e krizës së inflacionit dhe nevojës për të rritur të ardhurat në buxhet qeveria i kërkon qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi investimi për të rritur përfitimet e tyre.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Sot është një arsye pak e veçantë sepse është një moment që e kemi të nevojshme të informojmë publikun lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe për këto arsye, pavarësisht shkaqeve që dihen, rritja e normave të interesit është një avantazh për ata që investojnë në bonot e thesarit dhe obligacionet që janë me risk zero.Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë me bankën qendrore por dhe një shenjë kuptimplotë që u jepet atyre që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit dhe në obligacione.Ministrja mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë dhe mundësisë të krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe çdo subjekt që dëshiron të përfshihet në investime me bonot e thesarit, duke paguar një komision më të vogël se çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë.Është një moment kompleks i ekonomisë, ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është nën presionin e luftës dhe një agresioni që materializohet përmes çmimit të energjisë, fatura e familjarëve dhe biznesit të vogël nuk është rritur asnjë qindarkë, por dhe përmes inflacionit të luftë që është e pamundur të eliminohet siç kemi bërë me çmimin e energjisë që e kemi mbajtur në një lloj kontrolli më të madh”,

Advertisement

 

Gjashtë sportele të Bankës së Shqipërisë do të jenë në shërbim të qytetarëve në bashki të ndryshme të vendit për të tregtuar bonot e thesarit dhe obligacionet që ofrohen me një normë interesi më të lartë në krahasim me bankat tregtare.

 

DELINA IBRAHIMAJ

Advertisement

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

Kemi folur për rritjen e çmimit të energjisë dhe inflacionit si dhe masat që ka marrë qeveria. Por nuk kemi pekur elementin e normave të interesit. Nga nga fillimi i luftës, bankat qendrore, filluan të rrisin normat bazë të intersit, kështu dhe BSH ka rritur normën në 2.75%, dhe kjo ka bërë që të rriten dhe normat e titujve qeveritarë. Kur flasim për tituj e kemi për bono thesari dhe obligacione. Sot do të fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese sesi njerëzit mund të investojnë në to dhe si përfitojnë. BSH ka hapur sportele në 6 qytete, me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe për të mësuar procedurat që duhet të ndjekin”

 

Advertisement

Kur qytetarët përballen me një çmim të lartë të karburanteve, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Finacave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaruan se çmimi i përcaktuar nga bordi i transparencës është jo abuziv.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

Advertisement

 

“Bordi i Transparencës që përcakton çmimet e tregtimit të hidrokarbureve. Së shpejti do të bëhet një vit që po operon. Ju sfidoj që të vërtetoni atë që mediat kanë thënë në raste të përsëritura. Në bazë të interesave që në fakt janë inekzistente. Që në fillim të operimit të bordit kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të matshme. E kemi ulur marzhet ndjeshëm më shumë se gjysmën e marzhit. Çmimet e bursës…ndërsa i referoheni naftës bruto që kanë luhatje të ndryshme nga çmimet e bursës nga e cila kompanitë shqiptare tregtojnë. Është edhe ecuria e kursit të këmbimit, që ju se merrni parasysh, hidrokarburet tregtohen në dollarë, leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit që kalkulohet çdo ditë. Në një rast, çmimi u rrit, dhe kursi i  këmbimit ishte favorizues… kur bëhet një analizë duhet bërë në të gjitha komponentët e saj.”

 

Protestën e opozitës në 12 nëntor, kreu i qeverisë e quajti një grumbullim militantësh dhe non-gratash që kërkon vetëm pushtet. Edi Rama bëri me dije se së shpejti të dhëna të reja do të dalin për financimet ruse në një tjetër parti politike, përveç asaj demokratike.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vëtemin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i nijeti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave.’

Advertisement

 

Ndaj qeverisë britanike ka të njëjtin qëndrim. Pas etiketimeve të emigrantëve shqiptar si kriminele nuk qëndron asgjë tjetër, përveç interesit elektoral të një qeverie, e cila ka dështuar në politikat e saj për emigracionin – tha Edi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy