Rama: Financim i ri për fermerët; ata që hedhin prodhimin e kanë problemin tek vetja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Financim i ri për fermerët; ata që hedhin prodhimin e kanë problemin tek vetja

Për ata fermerë që nuk arrijnë ta sheshin gjithë produktin e tyre, por e hedhin atë, kryeministri Edi Rama beson se problemi nuk qëndron te mbështetja që u jep qeveria, por te modelet e financimit që fermerët ndjekin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

“Dalin në televizor pamjet e disa fermerëve që fatkeqësisht hedhin qershitë e tyre se nuk i shesin dot dhe bërtasin për subvencione, dhe bërtasin për qeverinë që nuk i ndihmon. Kjo do të ishte shqetësuese nëse kështu do të ndodhte me të gjitha qershitë e Shqipërisë, por në fakt në po të njëjtin territor, ka të tjerë që pikërisht me qershinë dhe pikërisht në këtë kohë, me këto vështirësi, bëjnë sukses dhe bëjnë më shumë sukses si rezultat pikërisht i rritjes së çmimeve. Ata fermerë duhet të marrim mundimin dhe të shkojnë tek ata të tjerët dhe të thonë: “ore si e bëni ju këtë”.

 

Pas shifrave të INSTAT se në vitin 2021 numri i gjedhëve regjistroi një rënie me 7.5 për qind në krahasim me 2020, Edi Rama e kundërshtoi këtë të dhënë me argumentin sipas tij, që nevojat e tregut për qumësht përmbushen në mbi 90 për qind nga prodhimi vendas.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Meqë kemi dëgjuar dhe keni parë shumë, qumështi, falimentuan, iku, mbaruan, ikën lopët, vdiqën dhentë, Shqipëria sot prodhon 97% të qumështi që konsumon. Tani më thoni ku ikën? Nëse e shikojmë realitetin me shifrat e konsumit atëherë ne an dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat tek ne, si janë regjistruar at miliona lopë që u regjistruan dhe pastaj u zhdukën, kanë ikur, kanë ngordhur.

 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi edhe një formë të re financimi për fermerët.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Po përgatisim një financim tjetër për fermerët që  na çon drejt formalizimit, se këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend? Se nuk del llogaria. Kjo shkallë fiktiviteti do të adresohet pikërisht përmes teknologjisë dhe përmes formalizimit. Nga një anë me regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që do të vijnë brenda këtij viti dhe me faturat. Pra, naftën do ta marrësh, por do sjellësh faturat tani, pra që ke prodhuar dhe ke shitur për atë sasi.

Advertisement

 

Në takimin me fermerët Edi Rama përsëriti premtimin e mandatit të tretë për 1 miliardë euro eksporte në bujqësi dhe peshkim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy