Rama firmos marrëveshjen për sigurinë kibernetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama firmos marrëveshjen për sigurinë kibernetike

Siguria kibernetike është sot fjala kyçe për shumë qeveri dhe subjekte private, ndaj qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje në këtë fushë me kompaninë amerikane “Jones Internacional”.

Kompania drejtohet nga një ish-gjeneral i marinës amerikane dhe ish-këshilltar në Shtëpinë e Bardhë për sigurinë kombëtare. Kjo marrëveshje do të forcojë sistemet digjitale, nga cdo sulm I brendshëm apo I jashtëm që tentojë të vjedhë të dhëna.

 

Do të punojmë me Shqipërinë për ta bërë më të sigurt në sigurinë kibernetike. Ka rreziqe të qarta dhe të dukshme. Puna që do të bëjmë do të jetë një shembull, për të parë se çfarë do të bëhet në fushën e sigurisë kibernetike. Suksesi që do të arrijmë do të jetë jo vetëm transformues, por do të sjellë vende pune dhe begati për Shqipërinë. Shqiptarët duhet të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre-tha Jones.

Advertisement

 

Duke u ndalur tek rrjedhja e të dhënave të shqiptarëve, kryeministri Rama tha se me sistemin e ri që do të krijjohet rrjedhja e infomacioneve të do të jetë e gati e pamundur.

 

Ngjarja që ndodhi me listën e pagave na jep mësimin që nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetike ndaj të cilave ne duhet të jemi të mbrojtur por jane edhe sulmet nga brenda tyë personave të infiltruar, të paguar apo qoftë të papërgjegjshëm. Unë e vlerësoj shumë aspektin e marrëveshjes sonë për një hapësirë shumë të reduktuar për personat që bëjne dëm. Rrjet mbrojtje dixhitale do të vihet në dispozicion. Aftësia e cilido individi për ta penetruar sistemin do të jetë shumë e kufizuar pasi do të ketë shumë mure mbrojtëse. Është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësisht nga dalja e listës së pagave. Ajo e keqe nuk erdhi vetëm përm keq por të gjithë shqiptarët panë me sytë e tyre një problem sicc është ai i deklarimit të pagave apo edhe u përjetua një sulm në sistem”, tha Rama. 

Advertisement

 

Rama tha më tej se objektivi i qeverisë është që të hapim një qëndër sigurie kibernetike cka do të sihte një vlerë e shtuar për alencën euroatlantike, NATO.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy