Rama-furnizuesve të ushqimeve: Hiqni dorë nga çmimet eksperimentale, koha për të “larë” mëkatet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama-furnizuesve të ushqimeve: Hiqni dorë nga çmimet eksperimentale, koha për të “larë” mëkatet

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me furnizuesit e ushqimeve, ku bëri të ditur se ndodhemi në një situatë të vështirë, dhe se nuk ka vend për fitim dhe çmime eksperimentale.

 

Ai iu drejtua me batutë se është koha që përmes kontributit të tyre në këtë kozë krize të “lajnë mëkatet që me siguri kanë bërë gjatë karrierës”.

 

Advertisement

“Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi, keni parqe ditë të vështira.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy